Page 104 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 104

Njohuri për gjuhën



           LAKIMI I EMRAVE NË NUMRIN NJËJËS





             Erjona përshkruan atë që sheh

             në figurë:

             -  Një xhup është vendosur në
                varëse. Pranë tij ndodhet një
                jelek. Një pallto është e fundit
                në radhë.



             Altini thotë:

             - Xhupi im është vendosur në varëse.
             Jeleku i Besmirit vjen pas tij.

             Palltoja e Lindës është e fundit në radhë. Ajo vjen pas jelekut të Besmirit, që
             ndodhet mes xhupit tim dhe palltos së Lindës.


             Një xhup (një nga xhupat e tjerë)
             Një jelek (një nga jelekët e tjerë)                   EMRA NË TRAJTËN E PASHQUAR
             Një pallto (një nga palltot e tjera)


             Xhupi (xhupi i Altinit)
             Jeleku (jeleku i Besmirit)                               EMRA NË TRAJTËN E SHQUAR
             Palltoja (palltoja e Lindës)


                Emrat xhupi, jeleku dhe palltoja, në fjalitë e mësipërme janë shkruar në forma
                 të ndryshme. Krijoni fjali me ta dhe dalloni forma të tjera të këtyre fjalëve.



               MBAJ MEND
                 Format e ndryshme që marrin të njëjtët emra në fjali, quhen rasa. Emri ka
                 pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren, rrjedhoren.
                 Tërësia e ndryshimeve që pëson emri kur vendoset nëpër rasa, quhet lakim.


             Tabela e lakimit të emrit xhupi në numrin njëjës
                  Rasa                    Pyetjet                                Shembuj
                                                                Trajta e pashquar Trajta e shquar
              emërore        Kush? Cili? Cila?                  (një) xhup            xhupi
              gjinore        I kujt? E kujt?                    i/e (një) xhupi       i/e xhupit
              dhanore        Kujt? Cilit? Cilës?                (një) xhupi           xhupit
              kallëzore      Kë? Cilin? Cilën?                  (një) xhup            xhupin
              rrjedhore      Prej kujt? Prej cilit? Prej cilës?  prej (një) xhupi       prej xhupit


        104
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109