Page 111 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 111

HISTORIA E BAJAMES                                          Lexojmë



                 Dimri kishte qenë shumë i ftohtë: dëbora, ngrica dhe era për muaj të
              tërë kishin zotëruar tokën. Kaloi shkurti, por asnjë lule nuk guxonte të
              çelte, asnjë gjethe nuk kishte fuqi të hapej.

                 – Po erdhi era e acartë morëm fund, – thoshin bimët e strukura në
              ngrohtësinë e nëntokës.

                 – Këtu ndihem mirë, – thoshte sythi, duke u dridhur së ftohti në degë.

                 – Këtë vit do të vazhdojmë të flemë, – përsëritnin lule vjollcat.

                 Por një pemë që lartësohej mbi një kodrinë tha: – Do ta provoj unë
              dhe nëse lulet do të thahen nga acari, s’prish punë, do të nxjerr të tjera.
                 Dhe një mëngjes, nxori lulen e parë. Nuk bënte edhe aq ftohtë. Fill

              pas së parës nxori edhe një tjetër, pastaj edhe një tjetër. Shumë shpejt
              pema shndriti e tëra nga lulet e bardha. Drita e agimit e vështroi pemën
              dhe në shenjë mirënjohjeje për guximin i dha ngjyrat e saj. Petalet e
              bardha u shndërruan në një rozë të lehtë.

                 Nga ajo ditë, çdo vit, në të dalë të dimrit pema e bajames mbulohet
              me lule të bardha në rozë të çelët dhe i lajmëron njerëzit se pranvera
              është në prag.

                                                                                             F. Lorenzini



              LEXOJ DHE KUPTOJ
                Shëno me   ose me  .
                Dimri kishte qenë shumë i ftohtë, me erë dhe ngricë.
                Në fund të shkurtit, të gjitha lulet çelën.
                Pemët dhe lulet nuk guxonin të hapnin gjethet dhe sythat e tyre.
                Pema e bajames guxoi e para të çelte lulet.
                Pema e bajames shndriti nga lulet e bardha.
                Drita e diellit i shndërroi lulet e bajames në ngjyrë të kuqe.
                Në fillim të pranverës, pema e bajames mbulohej me lule të bardha në rozë të çelët.
                Pema e bajames lajmëronte njerëzit për ardhjen e verës.



             REFLEKTOJ
                 Po ti, a je guximtar/guximtare? Na trego një histori kur je treguar guximtar/guximtare.


              SHKRUAJ
                Nënvizo me ngjyra të ndryshme hyrjen dhe mbylljen e kësaj historie.



                                                                                                            111
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116