Page 117 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 117
Kaluan pesë ditët. E ndryshoi të tërë fustanin rrobaqepësi. Lexojmë
Ja, në qiell, drejt tij rrëshqet Hëna krejt e rrumbullakët. E pa me kujdes
rrobaqepësi Hënën dhe u habit: fustani përsëri nuk do t’i vinte për shtat.
Ajo ishte bërë shumë e madhe dhe e rrumbullakët.
Rrobaqepësi kryqëzoi duart dhe i tha:
– Jo bijë, jo, nuk mund të të pres fustan. Ti një herë shfaq çerekun e
trupit, herën tjetër gjysmën, pastaj tërë trupin. Një herë je e vogël, herën
tjetër e madhe. Jo, ty kurrë nuk mund të të marr masën për fustan.
Dhe kështu Hëna mbeti pa fustan.
Fjalë të reja
do të marrë masën – do të matë përmasat e trupit.
i vinte për shtat – i bënte.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Shëno me ose me .
Hëna dëshironte të kishte një fustan.
Nëna propozoi t’ia qepë vetë fustanin Hënës.
Kur Hëna bëri provë fustanin pas pesë ditësh, ai i rrinte i ngushtë dhe i shkurtër.
Rrobaqepësi kishte gabuar në marrjen e masës.
Kur bëri provë fustanin për herë të dytë, ai i rrinte i gjerë dhe i gjatë.
Herën e fundit që shkoi te rrobaqepësi, fustani i rrinte shumë bukur.
Hëna mbeti pa fustan.
REFLEKTOJ
Pse Hëna mbeti pa fustan?
Si mund ta zgjidhte ndryshe rrobaqepësi këtë problem?
SHKRUAJ
Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë përrallë.
VEPRIMTARI
Gjeni në internet fotografi
të ndryshme me pamjet e
hënës. Me fotografitë më të
bukura, bëni një album.
117