Page 127 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 127
Në mbrëmje Ariu u kthye. Kur pa Mashën, ai u gëzua. Lexojmë
– Sa mirë që erdhe tek unë, – i tha. – Tani do të rrish me mua përgjithmonë.
Do më ndezësh zjarrin, do të më gatuash dhe do të kujdesesh për shtëpinë.
Masha u trishtua, por nuk kishte se çfarë të bënte. Filloi të jetonte në
shtëpinë e Ariut.
Ndërkohë që ditët kalonin, ajo filloi të mendonte se si mund të largohej
nga Ariu. Pasi u mendua mirë e mirë, një ditë i tha Ariut:
– Do të më lejosh të shkoj një ditë në fshat? Dua t’u çoj ndonjë gjë të
mirë gjyshërve.
– Jo, – ia ktheu Ariu. – Mund të humbasësh përsëri në pyll. M’i jep mua
ato që dëshiron t’u çosh. E mbaroj unë këtë punë.
Ariu nuk mund t’i jepte përgjigje më të mirë.
Përgatiti, disa ëmbëlsira, mori një shportë të madhe dhe i tha Ariut:
− Kam futur disa ëmbëlsira në këtë shportë. Të lutem, shko te gjyshërit për
t’ua çuar. Vetëm bëj kujdes, mos e hap shportën dhe mos i ha ëmbëlsirat.
Unë do të ngjitem në majë të atij lisit atje dhe nuk do të t’i ndaj sytë.
– Mirë, – tha Ariu, – ma jep shportën.
Masha i tha: – Shih njëherë përjashta,
ndoshta bie shi.
Kur doli Ariu, Masha u fut
menjëherë në shportë, u mblodh
brenda saj, duke mbajtur sipër
kokës pjatën me ëmbëlsira.
Ariu u kthye, mori
shportën dhe u nis për në
fshat. Ec e ec mes përmes
pyllit, Ariu u lodh. Ndaloi
dhe mendoi: “Ky është
vendi i duhur për të
ngrënë një ëmbëlsirë”.
Mirëpo, sapo ndaloi,
dëgjoi zërin e ëmbël të
Mashës:
– Të pashë! Mos i
prek ëmbëlsirat! Janë për
gjyshërit.
127