Page 130 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 130
Njohuri për gjuhën
MBIEMRI I NYJSHËM
DHE I PANYJSHËM
liqen akullnajor pemë e lulëzuar lumë i rrëmbyer mal shkëmbor
MBAJ MEND
Fjalët me ngjyrë të gjelbër, janë mbiemra të nyjshëm.
Fjalët me ngjyrë blu, janë mbiemra të panyjshëm.
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Lidh me shigjetë emrin me mbiemrin përkatës.
libër i dashur çantë i ri
gjysh i madh fletore i gjelbër
djalë simpatik kompjuter e rëndë
lule i gjelbëruar natyrë i qartë
livadh e vyshkur shkrim e blertë
kukull e bukur bar e trashë
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Mbiemrat e mëposhtëm shoqëroi me nga një emër. Ndaji në dy grupe:
mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
i lartë shkëmbor i zgjuar
malor i zellshëm fluturake
mjedisore shekullore atërore
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Nënvizo me të gjelbër mbiemrat e nyjshëm dhe me blu mbiemrat e
panyjshëm.
Bajamet e pjeshkët janë mbushur plot me lule të bukura. Ato duken sikur
kanë veshur rroba të trëndafilta.
Dalëngadalë fillojnë të mbushen me lule erëmirë edhe kumbullat e
kajsitë. Kumbullat i kanë lulet të bardha, kurse kajsitë i kanë lulet rozë.
Pemët shekullore të mollëve, të dardhave dhe të qershive çelin pak më
vonë. Ato duken si vajza të bukura me fustane të mëndafshta.
Kjo është pranvera përrallore e vendlindjes sime.
130