Page 157 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 157

Lexojmë




           QË TË TË THONË SE TË DUA SHUMË


            Janari vjen që t’i thotë vitit: – Mirë se erdhe!
            Dhe shkurti që t’i thotë borës: – Shkrij!

            E marsi zogut shtegtar t’i thotë: – Kthehu në çerdhe!

            Vjen prilli që t’i thotë lules: – Dil!




            Vjen maji të nderojë punëtorët,
            Qershori të na skuqë krejt qershitë,

            Korriku larg në dete të na çojë

            Dhe gushti për të pjekur fiqtë dhe shalqinjtë.




            Shtatori vjen që të hapë gjithë shkollat

            Tetori për të thënë: - Zhvishuni ju drurë!

            Nëntori për të skuqur banderolat,
            Për të ngritur sa më lart flamurët.




            Dhjetori vjen t’i thotë vitit: – Lamtumirë!

            Dhe dymbëdhjetë muaj rrjedhin porsi lumë.

            Ikin e vijnë veç për ty, o bir,
            Që të të thonë se të dua shumë.

                                                                  Zh. Prever



                                                                           VEPRIMTARI


              LEXOJ DHE KUPTOJ
                                                                      Ndahuni në grupe me nga 13
                Cilat janë karakteristikat e muajve të vitit?     veta. Njëri do të jetë autori, të tjerët
               Ku duken ato në vargje?                         një nga muajt e vitit. Autori do të paraqesë

                                                                muajt njërin pas tjetrit. Secili muaj do të
            REFLEKTOJ                                              paraqesë karakteristikën e tij, duke
               Cili muaj të pëlqen më shumë? Pse?                     shtuar edhe të tjera që lidhen
                                                                                  me të.




                                                                                                            157
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162