Page 170 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 170

Lexojmë





                                       TI DHE MJEDISI

                Si duhet të sillemi kur  ndodhemi në një park të bukur, në breg të detit

             apo në mes të një pylli? Pse duhet ta mbajmë pastër atë? Pse nuk duhet
             të bëjmë shumë zhurmë?

                Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen brenda këtyre rregullave të dobishme
             mjedisore:


                Kur je mes natyrës, sillu me
             mjedisin që të rrethon siç do të
             doje të silleshin në shtëpinë tënde.
             Mbeturinat e hedhura andej-këtej
             janë kartëvizitë e të paedukuarve.




                                                               Lulet u përkasin livadheve, insekteve,
                                                             fluturave. Për këtë arsye, nuk duhet t’i
                                                             këputësh ato. Si do të ndiheshe sikur
                                                             dikush të vinte në shtëpinë tënde dhe
                                                             të të këpuste lulet?



                  Nëse shikon ndonjë tufë
               kafshësh, mos bëj zhurmë.
               Zhurma i shqetëson ato. Më mirë
               soditi në heshtje.



                                                                Në parqe dhe në zonat natyrore
                                                             është mirë të mbash me vete një palë
                                                             dylbi dhe një aparat fotografik.



                  Mbaj vesh se sa qetësi është në
               zonat natyrore.
                  Dëgjo cicërimat e zogjve dhe
               shoqëroji me zërin tënd.
                  Sodit natyrën dhe përqendrohu

               te ngjyrat e saj.
                  Mendo ndodhi të gëzuara.







        170
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175