Page 175 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 175
NUMËRORI Njohuri për gjuhën
Në një fermë të vogël jetonte një familje e madhe kafshësh. Ajo përbëhej
nga dhjetë pula, dy kuaj, një qen, pesë lepuj, tre derrkucë, dy dele, një
mace dhe shtatë pata.
Të gjitha fjalët me ngjyrë të gjelbër tregojnë numrin e saktë të kafshëve
të fermës. Pra, ato tregojnë sasi. Të gjitha fjalët që tregojnë sasi, quhen
numërorë.
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Ngjyros me blu numërorët në tekstin e mëposhtëm.
Në klasën e Ejonës ka tridhjetë e dy nxënës: dymbëdhjetë djem dhe njëzet
vajza. Nga tridhjetë e dy nxënësit vetëm pesë, dy vajza dhe tre djem, janë
nxënës të rinj që vijnë për herë të parë në klasën e saj. Ejona ka një shoqe
banke, por ka edhe një shoqe të ngushtë në klasë. Ajo së bashku me katër
vajza të tjera qëndrojnë pas mësimit për të ndjekur kursin e volejbollit.
Shtatë nga djemtë e klasës shkojnë çdo ditë pas mësimit në kursin e futbollit.
Vetëm tre nxënës, dy vajza dhe dy djalë, shkojnë në kursin e shahut. Të
gjithë nxënësit e klasës së Ejonës janë sportdashës.
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Formo fjali me grupet e fjalëve: dy prej tyre, pesë nga shokët e tij, i shtati,
e para, dymbëdhjetë.
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Shkruaj fjali, duke përdorur në secilën prej tyre njërin prej numërorëve:
dhjetë, trembëdhjetë, njëzet e shtatë, tetëdhjetë, katër.
4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 Nënvizo numërorët në pjesën me titull “Duke vështruar qiellin”. Krijo fjali
me ta.
175