Page 179 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 179
Lexojmë
BEBIBOTI, ROBOTI I PARË FËMIJË
Bebiboti nuk do të jetë kurrë një klon i homo sapiens, por pa
dyshim është “fëmija i parë prej hekuri”. Ai është ideuar e realizuar
në një universitet të Gjenevës. Roboti i porsalindur lëviz, shikon
dhe është në gjendje të japë përgjigje “inteligjente”.
Një robot normal lëviz në varësi të informacioneve të
marra. Kur i duhet të përballet me situata
të reja, që janë të dhëna të panjohura
nga kompjuteri i tij, bllokohet, duke
i njohur si gabime. Kurse Bebiboti kur
gjendet para situatave të paparashikuara,
i analizon gabimet. Pas kësaj gjen zgjidhjen e
duhur dhe e zbaton me shpejtësi. Bebiboti ka të montuara
dy telekamera të vogla (që japin pamje të ngjashme me ato
të syrit të njeriut), dy mikrofona me ndjeshmëri të lartë (që
shërbejnë si veshë) një kub të vogël prapa “kokës” (që i jep
informacione për orientimin dhe ekuilibrin).
Fjalë të reja
klon – individ identik me një tjetër, i krijuar në kushte laboratori.
homo sapiens – emërtimi shkencor për njerëzit.
inteligjent – i mençur.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Bebibot është: një klon i homo sapiens; fëmija i parë prej hekuri.
Ai është ideuar dhe realizuar: në Shqipëri; në Gjenevë.
Kur përballet me situata të reja, Bebiboti: i analizon gabimet; bllokohet.
Lidh me shigjetë.
dy telekamera të vogla shërbejnë si veshë
dy mikrofona me ndjeshmëri të lartë jep informacione për orientimin dhe ekuilibrin
një kub i vogël japin pamje të ngjashme me ato të syrit
REFLEKTOJ
Po ti, si vepron kur gjendesh para situatave të paparashikuara?
SHKRUAJ
Shkruaj ku ndryshon Bebiboti nga një robot normal.
Vizatoje Bebibotin.
179