Page 176 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 176

Lexojmë






                         UJI ËSHTË I TË GJITHËVE

                Përdorimi i ujit po rritet nga dita në ditë.

                Mirëpo, lumenjtë, liqenet dhe detet po ndoten gjithnjë e më tepër.

                                          Për këtë arsye, Komiteti Evropian për Mbrojtjen
                                           e Natyrës ka përgatitur një dokument të quajtur
                                              ”Karta e Ujit”. Kjo kartë ka 12 rregulla, të cilat

                                               duhen respektuar nga ne të gjithë dhe nga të
                                                gjitha shtetet.
                                                    Të gjitha rregullat e kësaj karte janë të
                                                 rëndësishme. Ato duhet t’i njohin edhe fëmijët,

                                                  sepse ata e përdorin ujin dhe duhet të dinë si
                                                   të sillen me të.




































              LEXOJ DHE KUPTOJ
             Shëno me   kur fjalia është e vërtetë dhe me   kur është e gabuar.
                Përdorimi i ujit po rritet nga dita në ditë.
                Lumenjtë, liqenet dhe detet po ndoten gjithnjë e më tepër.
                Karta e Ujit është një dokument që ka 12 rregulla.
                Vetëm dy rregulla të Kartës së Ujit janë të rëndësishme.
                Vetëm të rriturit duhet ta respektojnë Kartën e Ujit.
                Uji është i të gjithëve.
                Të gjitha vendet e botës së bashku duhet ta ruajnë ujin.



        176
   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180   181