Page 174 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 174

Lexojmë






          SI TË BËJMË MUZIKË...
       ... me copat e drurit         Mënyra më e thjeshtë për të



                  nxjerrë tinguj nga dy copa druri të prera në
            mënyrë të barabartë, është duke i përplasur me
            njëra-tjetrën. Për të mos e zbehur tingullin, përplasja

            duhet të jetë ritmike dhe nuk duhet ushtruar shumë
            forcë. Kur dega nga e cila janë prerë copat është
            e staxhionuar, tingulli del më muzikor. Në rast se
            dega është e njomë, pra ende e gjelbër, tingulli që
            del nuk është i këndshëm për veshin. Sa më të gjata
            e të trasha të jenë copat e drurit që do të përplasim,
            aq më i thellë do të jetë tingulli.


                                                                                       VEPRIMTARI
       ... me guaskat            Edhe guaskat mund të shndërrohen
                              në instrumente muzikore. Guaskat
                                                                                      Krijoni orkestrën e
                      me sipërfaqe të ashpër fërkohen në mënyrë                     klasës, duke përdorur

            të përsosur. Tingulli ndryshon në varësi të zonës që                     sa më shumë mjete
            fërkohet. Anët  lëshojnë tinguj “të mbytur”, kurse në                 tingëlluese, si enë kuzhine
            qendër tingulli bëhet gjithnjë e më i mprehtë.                      dhe enë plastike. Shoqërojeni
                                                                                   orkestrën, duke imituar
                          Fjalë të reja                                              zërat e kafshëve dhe
                                                                                        zërat e natyrës.
                  i staxhionuar – që është mbajtur për ca kohë
                  në ambient të mbyllur për t’u tharë, që të fitojë
                  cilësi më të mira.




             LEXOJ DHE KUPTOJ
            Shëno me   ose me  .
               Mënyra më e thjeshtë për të nxjerrë tinguj nga dy copa druri, është t’i përplasim fort.
               Druri i staxhionuar prodhon tingull muzikor.
               Druri i njomë prodhon tingull të ëmbël.
               Sa më të shkurta e të trasha të jenë copat e drurit, aq më i thellë do të jetë tingulli.
               Anët e guaskave lëshojnë tinguj “të mbytur”.
               Qendra e guaskave lëshon tinguj të mprehtë.



            REFLEKTOJ
                Po ti, a ke provuar të bësh muzikë me copa druri ose me guaska? Po me ndonjë mjet
               tjetër? Na trego.


        174
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179