Page 184 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 184

Lexojmë






                    ZBULIMI I LUSIT

                Në vitin 1974, në Afrikë, u gjet skeleti
             thuajse i plotë i një paraardhëseje të njeriut.
             Paleontologët e quajtën Lusi. Pikërisht
             nga studimi i skeletit të saj, ata arritën të
             rindërtojnë pamjen e një paraardhësi të

             njeriut dhe të kuptonin shumë nga sjelljet e tij.
                Lusi ka jetuar rreth 4 milionë vjet më parë
             në Afrikë.

                Ballin e kishte të ulët dhe harkun e

             vetullave të dalë. Ishte mbi një metër e gjatë,
             trupin e kishte të mbuluar me qime dhe i
             ngjante më shumë një majmuni, sesa një
             qenieje njerëzore.

                 Lusi ishte në gjendje të ecte me trupin drejt dhe të përdorte duart
             për t’u mbrojtur. Ushqehej me ato që arrinte të mblidhte: lende, fruta,
             rrënjë... Tërë këto ushqime duhen përtypur gjatë, prandaj dhe skeleti i saj
             i ka dhëmbët shumë të zhvilluar.


                                                                              Fjalë të reja

                                                                       paraardhës – qenie e ngjashme me
                LEXOJ DHE KUPTOJ
                  Në cilin vit u gjet skeleti i Lusit?                 njeriun që ka jetuar para tij në tokë.
                  Ku dhe kur kishte jetuar ajo?                        paleontolog – shkencëtar që studion
                  Si e kishte ballin Lusi? Po trupin?                  kafshët dhe bimët e periudhave të
                  Me se ushqehej ajo?                                  lashta.
                  A i përdorte duart për të ecur?
                  Pse dhëmbët e Lusit ishin shumë të zhvilluar?



               REFLEKTOJ
                  Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga përshkrimi i skeletit të Lusit? Pse?
                  Pse ka rëndësi gjetja e skeletit të Lusit?



               SHKRUAJ
                  Përshkruaj Lusin sipas skemës:

                  Kush është?        Ku dhe kur ka      Si ishte pamja     Çfarë dinte të      Çfarë hante?
                                         jetuar?       e saj e jashtme?        bënte?






        184
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189