Page 188 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 188

Lexojmë





                                                   TEATRI

                Teatri është art i fjalës së folur. Ai krijohet kur një pjesë letrare luhet
             në skenë, pra e interpretojnë aktorët para publikut. Teatri krijohet nga
             bashkëpunimi i ngushtë i një grupi artistësh: autori që shkruan skenarin;
             kompozitori që krijon muzikën, skenografi që merret me  dekorin e çdo
             skene, kostumieri që krijon kostumet që vesh secili prej aktorëve, aktorët
             që interpretojnë rolet e ndryshme.

                Regjisori  planifikon, organizon dhe drejton vënien në skenë të një pjese
             teatrore.

                Krijimet letrare që përdoren në teatër, quhen pjesë teatrore. Pjesët
             teatrore janë të ndara në akte ose kohë (p.sh.: akti i parë, akti i dytë etj.).
             Çdo akt është i ndarë në skena. Skena është një hapësirë e caktuar, në të
             cilën luhet ngjarja. Ajo mund të ndryshojë kur publiku duhet të kuptojë

             se ka kaluar shumë kohë, kur hyn një personazh i ri apo kur kërkohet një
             ambient i ri.

                Autori që ka shkruar pjesën teatrore është një person që nuk shihet. Ai
             bën lidhjen e një skene me tjetrën. Sugjerimet që autori i jep skenografit,
             kostumierit dhe artistëve të tjerë për mënyrën se si duhet ta realizojnë
             ambientin ose se si duhet të recitojnë disa pjesë, shkruhen me shkronja të
             pjerrëta.

                Në çdo skenë, aktorët shkëmbejnë një numër të përcaktuar batutash.
             Pra, fjalët që thuhen në dialogët teatrorë, quhen batuta.



                                                                                       Fjalë të reja
              LEXOJ DHE KUPTOJ
                Ku luhet teatri?                                                dekor – orenditë dhe
                Cilët artistë bashkëpunojnë për të krijuar një teatër?          mjetet e tjera që vendosen
                Kur ndryshon skena?                                             në skenë për të paraqitur
                                                                                vendin a mjedisin ku
                Lidh me shigjetë:                                               zhvillohet ngjarja.
             aktorët               shkruan skenarin                             sugjerim – këshillë që i
             autori                interpretojnë rolet e ndryshme               japim dikujt se si të veprojë,
             skenografi             krijon muzikën                               si ta zgjidhë diçka.
             kompozitori           merret me dekoret
             regjisori             krijon  kostumet
             kostumieri            organizon dhe drejton çdo gjë


              REFLEKTOJ
                                                                      SHKRUAJ
                 A të pëlqen teatri? Pse?
                                                                        Shkruaj titullin e pjesës teatrore që
                 Cili të pëlqen më shumë teatri apo filmi? Pse?
                                                                        të pëlqen më shumë.
        188
   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193