Page 191 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 191
Lexojmë
Kaçurreli: E kam sjellë unë me vete. (E nxjerr librin nga çanta dhe e
vendos në tavolinë.)
Ja, po ta lexoj edhe një herë.
Çufo: Po, sikur e kuptova. Ja, në fillim do të bëjmë mbledhje.
Kaçurreli: Po.
Çufo: Ja, t’i mbledhim. Tani po e shkruaj numrin e parë. Dhe numrin
e dytë do ta vendos poshtë të parit. (Çufoja shkruan numrat që do të
mbledhë njëri poshtë tjetrit.) Tani do t’i mbledh me radhë.
Kaçurreli: Ja më në fund. Shumë saktë e zgjidhe ushtrimin. Sa të fillosh
të marrësh nota të mira, pastaj do të ëmbëlsohesh vetë. Pasi të njohësh
shijen e dhjetës, notat e tjera do të të duken të hidhura. Këshillat që na
dha mësuese Mjellma, janë shumë të vlefshme.
Çufo: Vazhdojmë me ushtrimin tjetër. U mendova, kjo nuk bëhet. (Çufoja
duke u menduar.)
Kaçurreli: Pse?
Çufo: Do të jenë të dhënat gabim.
Kaçurreli: Më jep lapsin dhe ta zgjidhim bashkë hap pas hapi. (Të
dy kokë më kokë, duke zgjidhur ushtrimin.)
Çufo: Bah, sa e lehtë paska qenë! (Çufoja i gëzuar, duke
përplasur duart.)
Kaçurreli: Ti je një djalë i zgjuar. Duhet të
përqendrohesh pak më shumë. Tani do të zgjidhim
problemën.
Çufo: Mirë tani do ta marr seriozisht. Sa të fus
dy çokollata në gojë të marr fuqi.
191