Page 196 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 196

Lexojmë





                                 GJYQTARI I ZGJUAR



                Akti i parë, skena e parë

                Tregtari: Eja dhe shiko, moj ime shoqe, sa kam fituar.

                Gruaja: Qenkan tërë ato para, futi shpejt nësirtar. (Një shërbëtor i fshehur
              pas perdes e pa se ku i fshehu paratë. Kur bashkëshortët ishin në gjumë,
              hyri në dhomë dhe i grabiti ato.)


                Akti i parë, skena e dytë

                (Në mëngjes.)

                Tregtari:  Eja grua nxito, eja të shohësh! Paratë nuk janë në sirtar... i
              kërkova aty dhe në gjithë shtëpinë, por nuk i gjeta…

                Gruaja: Mund t’i ketë marrë njëri nga shërbëtorët, po kush?

                Tregtari: Do ta kallëzoj vjedhjen te gjykatësi, i cili do ta gjejë se kush
              është fajtori.


                Akti i dytë, skena e parë

                (Në gjykatë, para gjykatësit janë tërë shërbëtorët.)

                Gjykatësi: Nga ato që dëgjova, tani e di se mes jush është një hajdut. Për
              ta zbuluar njëherë e mirë atë, do të më ndihmojnë këta shkopinj magjikë.
              (U jep të gjithë shërbëtorëve nga një shkop.)

                Gjykatësi: Secili nga ju duhet të bëjë diçka shumë të thjeshtë, të mbajë
              sot shkopin magjik. Nesër në mëngjes, secili do të dorëzojë shkopin magjik
              që i kam dhënë. Nëse shkopi ka ndenjur me një njeri të ndershëm, nesër do
              të jetë njëlloj siç e shikoni tani. Ama, nëse e ka prekur një hajdut, ai nesër
              do të bëhet më i gjatë se shkopinjtë e tjerë, ja kaq. (Tregon mirë me duar

              gjatësinë.)





               LEXOJ DHE KUPTOJ
                 Sa personazhe marrin pjesë në secilën skenë? Cilët  janë ata?
                 Ku zhvillohet secila skenë?
                 Kush është personazhi kryesor në secilën skenë? Ç’mund të thuash për të?
                 Të duket zbavitës dialogu? Pse?
                 Cili  është problemi i kësaj pjese?
                 Si zgjidhet ky problem?



        196
   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201