Page 195 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 195
Lexojmë
Peshku Gjilpërë: Merrem unë me këtë! Me një fill
spangoje për dy minuta do të bëj një qepje të mirë.
Tregimtari: Sapo dolën ata të tre, Oktapodi futi
tentakulat e tij brenda Balenës dhe nisi të nxirrte jashtë
tërë mbeturinat.
Oktapodi: Sa shumë pisllëqe paska gëlltitur kjo llupëse!
Pa shiko pak: kuti, qese plastike, teneqe... madje edhe një
çelës!
(Mbërrin një grup delfinësh që nisin të luajnë me kutitë dhe
mbeturinat e tjera që u gjetën në barkun e balenës.)
Delfinët: Ej! Hidhe këtu... ma paso mua... Unë po e rrotulloj.
Unë do ta shtyj drejt dallgëve... Ja po e gjuaj me pendën e
notimit, gooool!!!!
Tregimtari: Delfinët i hodhën mbeturinat mbi anijen që
i kishte flakur në det atë ditë. Balena ndihej më mirë dhe
i falënderoi miqtë.
Balena: Të dashur miq! Më ndihmuat kur isha në
vështirësi dhe për këtë do t’ju jem mirënjohëse tërë
jetën. Ju falënderoj edhe në emër të detit që më në fund
iu kthye pastërtia dhe shkëlqimi i dikurshëm!
LEXOJ DHE KUPTOJ
Sa personazhe shfaqen në këtë pjesë teatrore? Cilat janë ato?
Ku zhvillohet ngjarja?
Sa batuta thuhen nga secili personazh?
Cili është problemi në këtë pjese teatrore?
Si zgjidhet ky problem?
REFLEKTOJ
Balena falënderoi miqtë për ndihmën që i dhanë. Po ti, a i falënderon miqtë e tu kur të
ndihmojnë? Pse?
Po ti, si kujdesesh që të mos e ndotësh detin?
VEPRIMTARI
Bashkë me mësuesen hk
SHKRUAJ
Shkruaj dy mesazhet që përcjell organizoni një veprimtari për të
kjo pjesë teatrore. pastruar bregun e lumit/liqenit/detit që
keni më pranë.
195