Page 198 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 198
Dëgjojmë
DHELPRA DHE LEJLEKU
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Dëgjo pjesën teatrore, duke mbajtur shënime për çështjet më interesante.
Akti 1, skena 1
(Dhelpra dhe lejleku bisedojnë në pyll. Ata i premtojnë miqësi njëri-tjetrit.
Me këtë rast, dhelpra vendos të shtrojë një darkë për mikun e saj.)
Dhelpra: Jam shumë e lumtur që kam një mik si ti. Sonte do të gatuaj një
darkë të shijshme. Të pres që të hamë së bashku.
Lejleku: Ndihem i nderuar nga ftesa jote. Do të vij me kënaqësi.
Akti 1, skena 2
(Lejleku pranë shtëpisë së dhelprës. Nuhat në ajër aromën e gjellëve.)
Lejleku: Mmmm, sa aromë e mirë! Një darkë e shijshme po më pret. Nuk
po humb më kohë. (troket në derë)
Dhelpra: Urdhëro, mik i shtrenjtë! Mirë se erdhe!
Lejleku: Mirë se të gjeta!
Akti 1, skena 3
(Tavolina e shtruar dhe dy karrige bosh.)
Dhelpra: Urdhëro, ulu. I kam mbaruar përgatitjet, ndaj mund të
bisedojmë dhe të hamë qetësisht.
Lejleku: Faleminderit, po qenke munduar!
Dhelpra: Për një mik si ti, nuk ndiej lodhje. (i zgjat pjatën me gjellë)
198