Page 203 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 203

Pjeshka: Nuk jemi frikacake. Jemi të kujdesshme.                              Lexojmë

            Molla: Nëse bryma i prish lulet tona, s’do të bëhen frutat… s’do të bëhen
            mollët!

            Pjeshka: As pjeshkët!

            Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët)
            Bajamja: E di që bryma është e rrezikshme, por, a nuk e dëgjoni dallëndyshen?
            Duket sikur na fton për të çelur lulet!

            Pjeshka: Është e vërtetë. Edhe unë kam dëshirë ta përshëndes diellin me
            lulet e mia ngjyrë trëndafili.

            Molla: Nëse ju i çelni lulet, do t’i çel edhe unë.

            Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët)

            Bajamja: Motra, shikoni: sythat e mi po çelin. Çelini edhe ju sythat,
            përshëndeteni diellin: një, dy, tre!

            Pjeshka: Sa e bukur je moj motër, krejt e bardhë! Edhe unë dua t’i çel lulet!
            Një, dy, tre!

            Molla: Sa e bukur je moj motër, krejt e trëndafiltë! Edhe unë dua t’i çel lulet!
                            Një, dy, tre!

                                                             Një fëmijë:  Lulet e pemëve paskan
                                                              çelur! Duken si re të vogla të
                                                              parfumuara. Sa bukur!

                                                               (përplas duart nga kënaqësia)

                                                                                                 Di Maria 



                                                                        Kërko në fjalor për të
                                                                        gjetur kuptimin e fjalëve
                                                                        me ngjyrë të kuqe.







             REFLEKTOJ
               Nga toni i batutave ky tekst teatror të duket:                     VEPRIMTARI
                i gëzueshëm;      serioz.                                       Interpretoni në role
               Cilin rol do të doje të interpretoje në këtë pjesë? Pse?             këtë skenë.


             SHKRUAJ
               Shkruaj emrat e pemëve në tekst, sipas radhës së çeljes së luleve.



                                                                                                            203
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208