Page 202 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 202
Lexojmë
ÇELJA E LULEVE
Bajamja: Sa shumë paskam fjetur! (fërkon sytë, shtriqet)
Pjeshka: Edhe unë si ti… (fërkon sytë, shtriqet)
Molla: Pashë në ëndërr të ftohtin dhe acarin. Mendova se më e keqja do të
ndodhte…
Pjeshka: Nuk ishte ëndërr. Ashtu përgjumësh, dëgjova erën që fishkëllente
dhe shiun që binte.
Bajamja: Një ditë, hapa pakëz njërin sy dhe pashë se gjithçka përreth ishte e
bardhë. Mendova se i kisha çelur lulet. (hap sytë nga habia)
Molla: Kishte rënë borë.
Bajamja: Miq, e dëgjoni këtë këngë?
Dallëndyshja: Ciu, ciu, ciu! (duke lëvizur krahët)
Molla: Është dallëndyshja! Nëse ka ardhur ajo, ka ardhur edhe pranvera!
Pjeshka: Nuk e ndieni sa ngrohtë është?
Bajamja: Nuk e shihni sa i kthjellët është qielli? Duket sikur
sapo është pastruar.
Molla: Edhe uji i shiut është i ngrohtë. Nuk
të bezdis kur bie.
Bajamja: Do të thosha se ka ardhur
koha për të çelur lulet…
Molla: Po sikur një ditë të
kthehet i ftohti i shëmtuar?
Pjeshka: Po sikur të na
mbulojë sërish bryma?
Bajamja: Sa frikacake jeni!
LEXOJ DHE KUPTOJ
Sa personazhe marrin pjesë në këtë skenë? Cilat janë ato?
Përse bisedojnë personazhet e kësaj pjese?
Nga se kishin frikë ato?
Si e kapërcyen frikën personazhet tona?
Ç’kanë të përbashkët personazhet e kësaj pjese?
Pse i përplas duart fëmija në fund të pjesës?
202