Page 204 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 204

Shkruajmë





                             NJË TEKST PËR TEATËR
                  Plotëso kërkesat, pasi të kesh lexuar përrallën e mëposhtme.

                                                   7UL ̡XWXUDW

                Pranvera erdhi. Është stina kur fluturave u pëlqen të fluturojnë e të
             ndalen mbi lulet erëmira. Flutura e bardhë, flutura e kuqe dhe flutura e

             verdhë ishin shoqe shumë të mira. Ato po luanin së bashku në diell, duke
             fluturuar nga njëra lule në tjetrën.
                Por, pas pak dielli, dielli i bukur i artë, u errësua: filloi të binte shi dhe tri

             fluturat po lageshin.
                Atëherë shkuan te një zambak i bardhë dhe i thanë:

                – Zambak i bukur, hapi petalet që të mund të hyjmë brenda dhe të
             mbrohemi prej shiut.

                Zambaku u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e bardhë.

                Flutura e bardhë ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë
             nuk do të vij te ti.

                Ndërkohë që vazhdonte të binte shi, tri fluturat shkuan te një trëndafil i
             kuq dhe i thanë:

                – Trëndafil i bukur, hapi petalet që të mund të hyjmë brenda dhe të
             mbrohemi prej shiut.

                Trëndafili u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e kuqe.

                Flutura e kuqe ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë
             nuk do të vij te ti.

                Pasi u larguan nga trëndafili i kuq, tri fluturat shkuan te një tulipan i
             verdhë dhe i thanë:

                – Tulipan i bukur, hapi petalet që të mund të hyjmë brenda dhe të
             mbrohemi prej shiut.

                Tulipani u përgjigj: – Do t’i hap petalet vetëm për fluturën e verdhë.

                Flutura e verdhë ia ktheu: – Jo, jo, nëse nuk pranon shoqet e mia, as unë
             nuk do të vij te ti.
                Përtej reve, dielli kishte parë se sa shoqe të mira ishin fluturat dhe se
             sa e donin njëra-tjetrën. Atëherë largoi menjëherë renë dhe një ylber i

             bukur shndriti në qiell. Fluturat rrahën krahët dhe u nisën të fluturonin të
             lumtura sa në një fushë në tjetrën, sa në një lule në tjetrën.




        204
   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208