Page 201 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 201
Njohuri për gjuhën
PËRDORIMI I FJALORIT
Fjalori është një mjet i rëndësishëm që e përdorim për
të gjetur kuptimin e një fjale që nuk e njohim. Çdo fjalë
përbëhet nga një numër i caktuar shkronjash.
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N
Y
Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
Të gjitha fjalët e fjalorit renditen sipas shkronjës me të
cilën fillojnë. Pra, nga A-ja te Zh-ja. Kur dy fjalë fillojnë me
të njëjtën shkronjë, ato renditen sipas shkronjë së dytë. Më
pas sipas të tretës e kështu me radhë.
Ja renditja e disa fjalëve në fjalor:
lexim lexohet lexoj lexues lexueshëm (i, e)
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Rendit fjalët e mëposhtme sipas shkronjës së parë.
banane dardhë mami peshk renditje
rrotë mollë anije mësim shkollë
postë peshkatar aeroplan detyra akullore
piramidë rritje stuhi çantë zhavorr
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Gjej në fjalor kuptimet e fjalëve: shtëpi, zë, libër, fletë, stilolaps.
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Shkruaj fjalët e panjohura të pjesës “Hansi dhe Greta” dhe gjej në fjalor
kuptimet e tyre.
VEPRIMTARI
Emrat tuaj janë shkruar në regjistrin e klasës sipas
shkronjës me të cilën fillojnë (nga A-ja te Zh–ja). Shkruajini emrat
e shoqeve dhe të shokëve të klasës sipas bankave, në të cilat rrinë dhe më
pas renditini sipas shkronjës së parë. Në fund, mësuesja lexon emrat e
regjistrit dhe ju verifikoni renditjen e tyre.
201