Page 197 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 197
Akti i dytë, skena e dytë Lexojmë
(Është natë, në dhomën e tij shërbëtori sharron shkopin.)
Shërbëtori – Më mirë ta sharroj që nesër në mëngjes shkopi im të
jetë i gjatë sa shkopinjtë e të tjerëve. Dhe kështu nuk do të kuptohet
që i kam marrë unë paratë.
Akti i fundit, skena e parë
(Në gjykatë, para gjykatësit qëndrojnë shërbëtorët me shkopin
pas shpine.)
Gjykatësi – Mirë, pa m’i tregoni një e nga një shkopinjtë tuaj, që
të zbulojmë fajtorin.
(Shërbëtorët tregojnë shkopinjtë. Sigurisht që vetëm njëri është
më i shkurtër se të tjerët.)
Gjykatësi – Ja ku doli dhe hajduti. (Ia merr shkopin e shkurtuar
hajdutit dhe ua tregon të gjithëve.) Pasi t’ia kthesh paratë të zotit,
ke sërish punë me mua.
VEPRIMTARI
Me ndihmën e
REFLEKTOJ
Po ti, çfarë do të sugjeroje për zgjidhjen e këtij problemi? mësueses, interpretoni në
Ku qëndron zgjuarsia e gjykatësit? role këtë pjesë teatrore.
SHKRUAJ
Ngjyros me të kuqe fjalët e autorit.
Shkruaj një titull tjetër për këtë pjesë teatrore.
197