Page 192 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 192
Lexojmë
Kaçurreli: Si fillim lexo problemën më vëmendje.
Çufo: Një lepur bleu dy qeska me lajthi. Qeskën e parë e hapi. 50 kokrra
i la për reçel. Gjysmën e sasisë që la për reçel e ndau mes lepurushit e
lepurushës dhe tepruan 5 kokrra, që ia dha kanarinës. Sa kokrra lajthi
kishin dy qeskat bashkë?
Çufo: Po mirë o vëlla. Kjo është kaq e ngatërruar sa unë s’e marr vesh
fare. Por për 10 minuta do ta gjej se s’bën.
Kaçurreli: Çufo, po punove, s’ka gjë të vështirë. Mos u nxito, që të mos
gabosh.
Çufo: Ja e zgjidha! E kontrollojmë një herë!
Kaçurreli: Po, të lumtë! Kështu vazhdo Çufo!
Gjyshja: Hapeni një çikë derën. (Vjen gjyshja me tabaka në dorë.)
Kaçurreli: Prit, gjyshe, se e hap unë.
Gjyshja: Pushoni dhe hani pak kek se jeni lodhur.
Çufo: Je gjyshja më e mirë në botë. Apo jo Kaçurrel? Gjyshja ime është
një kuzhiniere e shkëlqyer.
Kaçurreli: Ti ke një gjyshe të mrekullueshme. Duhet ta bësh krenare atë.
Gjyshja: Po largohem fëmijë. Shijojeni kekun dhe mos harroni mësimet.
Të dy: Faleminderit, gjyshe! Je njësh! Mirupafshim!
përshtatur për teatër nga “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”
LEXOJ DHE KUPTOJ
Shëno me ose me .
Personazhet që marrin pjesë janë: Kaçurreli, Çufoja dhe gjyshja e tij.
Në shtëpinë e Çufos Kaçurrelin e priti babai i tij.
Kaçurreli shkoi në shtëpinë e Çufos për ta ndihmuar për mësimet.
Ata po mësonin lëndën e historisë.
Problemi i Çufos kishte lidhje me përqendrimin e tij.
VEPRIMTARI
REFLEKTOJ
Cilin rol do të doje të interpretoje në këtë pjesë? Pse?
Interpretoni në role këtë
Po ti, a ke mësuar me ndonjë shok? Na trego.
pjesë teatrore.
192