Page 194 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 194

Lexojmë





                         BALENA DHE MIQTË E SAJ




                Tregimtari: Atë ditë, në fund të detit, Balena llupëse nuk ndihej fort
              mirë. Diçka që kishte ngrënë i kishte shkaktuar një djegie në stomak.

                Balena: Oh, oh! Ç’dhembje!
                Kali i detit: Shoqja ime dashur Balenë, ç’paske kështu? Ndihesh keq?

                Balena: Ndihem e ligështuar dhe s’kam fuqi të ngjitem në sipërfaqe!

                Tregimtari:  Kali i detit vrapon pa humbur kohë të thërrasë doktorin
              Peshkun Çekiç.

                Kali i detit: Shpejt, nxito doktor. Balena ndihet keq. Është zbehur e tëra
              si kandil deti!

                Doktori: Po vij me një frymë! Balenë, hape gojën dhe të shohim çfarë ka
              që nuk shkon.

                Tregimtari: Balena e hapi gojën, por asgjë nuk dukej.

                Doktori: Për të gjetur shkakun e dhimbjes duhet hyrë brenda në bark.

                Peshku Fener: Unë mund të rrezikoj e të hyj brenda me dritën time!

                Peshku Pilot: Unë mund t’ju udhëheq në eksplorimin që do të kryeni, që
              të mos rrezikoni të humbni rrugën.
                Peshku Gjilpërë: A mund të vij edhe unë? Mund të keni nevojë për mua.

              Një gjilpërë gjithnjë mund të shërbejë për diçka!
                Peshku Fener: Balena është llupëse e madhe dhe nuk e di që duhet të

              tregohet e kujdesshme për atë që gëlltit. Këtu ka shumë plehra!
                Peshku Pilot: Ja se çfarë e ka shkaktuar plagën: kapaku
              i mprehtë i një konserve domatesh! Çfarë mund të

              bëjmë, doktor?

                Doktori: Është e nevojshme të
              qepet plaga, kështu dhimbja
              do të kalojë.















        194
   189   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199