Page 28 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 28

Lexojmë





             GJENIU I PAKUPTUAR


             NGA TË TJERËT

                Pablitoja ishte tip i vrullshëm, bujar dhe i çrregullt.
             Mamaja e donte shumë, por herë-herë nuk e
             kuptonte. Mamaja nuk e kuptonte pse Pablitoja i
             ruante tërë kujdes gjethet e thara, guaskat, gurët,
             bërthamat e pjeshkëve. Mamaja nuk e dinte që
             Pablitoja kishte zbuluar se një guaskë ndryshonte

             nga një guaskë tjetër, një gjethe ishte e ndryshme
             nga një gjethe tjetër. Por ai nuk kishte dëshirë t’ua
             thoshte të tjerëve.

                Ndonjëherë Pablitoja i shkatërronte lodrat e
             veta dhe kjo ishte një tjetër gjë që mamaja nuk
             e kuptonte. Në të vërtetë vogëlushi nuk donte të
             shkatërronte asgjë, thjesht donte t’i shndërronte
             lodrat në diçka tjetër: rrotat e karrocës ishin dy sy
             të mëdhenj maçoku, timoni i triçiklit ishte briri i
             një demi.

                Një ditë Pablitoja dëmtoi njërin mur të sallonit,
             duke e gërvishtur e duke e gërryer me një gozhdë.

             U detyruan të zhvendosnin divanin që të fshihnin
             gjithçka. Në kopsht Pablitoja kishte pikturuar
             shpejt e shpejt një diell të madh blu në mes të
             qiellit krejt të kuq dhe mësuesja e kishte qortuar.




                                     Fjalë të reja


                             i vrullshëm – që lëviz shpejt e me forcë.
                             triçikël – motoçikletë ose mjet me tri rrota.
                             talent i jashtëzakonshëm – dhunti e rrallë, e padëgjuar.
                             tavalocë – copë druri ose plastike në të cilën përzihen ngjyrat.
                             kavaletë – mbështetëse druri në të cilën vendoset telajoja.



               LEXOJ DHE KUPTOJ
                 Djali i këtij tregimi është piktori i famshëm Pablo Pikaso.
                 Si sillej ai kur ishte i vogël? Cilat veprime të Pablitos nuk kuptonte mamaja e tij?
                 Kush e kuptoi i pari talentin e tij të jashtëzakonshëm?
                 Çfarë i dhuroi babai Pablitos?

         28
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33