Page 24 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 24
Lexojmë
LOJA E MENDJES
Një djali i pëlqente shumë të luante lojëra në kompjuterin e mamit. Kur
e ëma nuk e përdorte kompjuterin, ai mund të ulej e të luante për aq kohë
sa kishte dëshirë.
Kur luante në kompjuter, loja ishte si një ëndërr në mendjen e tij. Ishte
aq i përqendruar në lojë, sa nuk e vinte re nëse dita ishte me diell. Nuk do
ta vinte re as nëse një tornado do t’ia merrte shtëpinë me vete.
Ai u ul në karrigen që rrinte pranë tavolinës, lëvizi qafën, përdrodhi
gishtërinjtë, u bë gati të luante një lojë, por... tastiera ishte zhdukur! Ishin
zhdukur edhe ekrani, edhe mausi.
Mami!
Ulërima e djalit bëri që mami dhe babi të vraponin drejt tij.
Çfarë ka?! Çfarë ndodhi?! pyetën, duke iu afruar.
Mami, tha ai, duke parë nga tavolina, shiko!
Çfarë të shohim? pyetën ata. Aty s’ka gjë.
E di, e di, tha djali, po kompjuteri është zhdukur.
Ah, prandaj thirre? tha e ëma, duke u larguar drejt kuzhinës. Kompjuteri
është prishur. E kemi çuar për ta rregulluar. Do ta rregullojnë së shpejti.
Sa shpejt? pyeti djali.
Një javë ose dy, u përgjigj
babai.
Iu duk si të ishin një milion
vjet. Djali nuk kishte se çfarë
të bënte. U ul, turivarur, me
fytyrën mbështetur në tavolinë.
I nguli sytë vendit bosh ku më
parë kishte qenë kompjuteri,
tastiera dhe mausi. Tani aty
s’kishte gjë tjetër, veç një libri të
vjetër të përdorur që titullohej
“Leo lepurushi”.
24