Page 22 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 22
Lexojmë
GËZUAR DITËLINDJEN JUNA!
Dje, më në fund më erdhi ditëlindja!
E kështu, tani jam nëntë vjeçe! Kalova një ditë
vërtet të magjishme. Të shtunën në fakt, kur shkova
për të fjetur, isha vetëm tetë vjeçe. Të nesërmen
në mëngjes... BUM! Isha bërë nëntë vjeçe!
Festa e ditëlindjes sime doli shumë e bukur
dhe mua më pëlqeu pa masë. Fillimisht më
pëlqeu torta me qirinjtë e ndezur. Pas tortës,
më pëlqeu akullorja me shije luleshtrydheje.
Edhe tullumbacet! Si edhe të gjitha pusullat
me urime! Por më shumë se gjithçka tjetër
më pëlqyen... shokët dhe shoqet e mia!
sipas Barbara Park
Fjalë të reja
i magjishëm – shumë
i bukur, si në përralla.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Kush po festonte ditëlindjen?
Si ndihej ajo?
Ç’përgatitje kish bërë ajo për ditëlindje?
Çfarë i pëlqeu më shumë nga festa Junës? Pse?
REFLEKTOJ
Po ty ç’të pëlqen më shumë në një festë ditëlindjeje? Pse?
Ti e ke kaluar ditëlindjen apo pret ta festosh? Na trego për të.
Të pëlqen ta përgatitësh vetë festën e ditëlindjes tënde apo
dëshiron të kesh një festë surprizë? Pse?
VEPRIMTARI
SHKRUAJ
Përgatitni kalendarin e ii k l d i
Shkruaj me pesë fjali si e
ditëlindjeve të shokëve dhe të
festove ditëlindjen e këtij viti.
shoqeve të klasës.
22