Page 17 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 17

Lexojmë

            gjyshja. – Nuk e kupton? Je edhe piktor! Si nuk e kupton këtë pikturë kaq
            moderne?
               − Nuk po e kuptoj. Pa na e shpjego ti, moj gjyshe.
               − Kur Blerta bie për të fjetur, − nisi të tregojë gjyshja, − unë i këndoj një
            këngë që ta zërë gjumi. Kjo këngë i thotë:

               “I ke faqet si mollë edhe sytë si qershi, e ke hundën si kalem edhe gojën si
            kuti.”
               Gjyshja mori pak frymë dhe vazhdoi:
               “I ke veshët si petale, ke fytyrën porsi hënë, edhe ballin si dielli vetë. Pa i
            them je bletë, pa i them je flutur, sepse është punëtore, sepse është e bukur.”
               − Mos e zgjat më tepër gjyshe, se tani e kuptuam, − tha babai. – Gjithë
            lavdërimet që i bën ti, Blerta i paska mbledhur tok në një top të rrumbullakët
            dhe ka pikturuar kokën e vet.
               − Sa mirë që e gjete, o bir, − bëri shaka gjyshja.

               − Të gjitha i gjetët më së fundi, por vizatimi im e ka një të metë, − tha Blerta.
               − Çfarë? – e pyetën të tre bashkë, gjyshja, nëna, babai.
               − Kam harruar të vizatoj gërshetat...
               − Pa vizatoji, − i tha babai. – Si do t’i bësh?                    Fjalë të reja
               − Do të vizatoj dy degë kulpre të thurura
                                                                           pingulthi – në vijë të drejtë nga
            si gërshet, − tha Blerta dhe i vizatoi në çast.
                                                                           lart poshtë.
               − Të lumtë, − i thanë gjyshja, nëna dhe
                                                                           degë kulpre – degë nga një
            babai dhe e puthën në të dyja faqet.                           bimë me degëzime të holla që
                                                     Odhise Grillo         përdridhen në një bimë tjetër.


             LEXOJ DHE KUPTOJ
               Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës
            së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-9).
                    Gjyshja shpjegoi se çfarë kishte vizatuar Blerta.
                    Blerta nuk dinte çfarë të vizatonte.
                    Prindërit dhe gjyshja e përgëzuan.
                    Blerta kishte harruar të vizatonte gërshetat.
                    Në vend të veshëve, Blerta vizatoi dy petale lulesh.
                    Kur erdhën prindërit, e pyetën se çfarë kishte vizatuar.
                    Blerta vendosi të vizatojë veten e saj.
                    Në vend të faqeve vizatoi dy mollë.
                    Në vend të syve vizatoi dy qershi dhe u ndryshoi ngjyrën.

               Ritrego ngjarjen, duke u mbështetur në fjalitë e mësipërme.


              REFLEKTOJ
               Pse nuk e kuptuan prindërit vizatimin e Blertës?
               Po ti, ke ndier ndonjëherë se nuk të kanë kuptuar? Çfarë ke
               bërë?
                                                                                                             17
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22