Page 16 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 16

Lexojmë





                       BLERTA HARROI GËRSHETAT


                Blerta e vogël kishte vënë përpara një fletë vizatimi dhe po mendonte
              se çfarë mund të vizatonte: maçokun Piso, qenin që po luante me bishtin
              e vet, dy zogj që po çukiteshin me shoku-shokun apo diçka tjetër.
                Si vrau mendjen gjerë dhe gjatë, tha: − Do të vizatoj veten time!
                Në fillim vizatoi dy qershi, të cilat i leu me lapsin e kaltër dhe në mes u

              vuri nga një pikë të zezë. Mbi to bëri dy harqe të zeza, si harku i ylberit...
                Poshtë qershive vizatoi dy mollë të mëdha si starkinga të Pogradecit. Në
              mes të qershive dhe të mollëzave vizatoi një si kalem, pingulthi. Poshtë
              kalemit vizatoi një kuti stërgjatëshe me kapak të hapur dhe e leu me bojë
              trëndafili. Anash mollëve vuri dy petale të mëdha lulesh. Të gjitha këto
              i qarkoi me një rreth që i ngjiste edhe hënës, edhe diellit. Rreth e rrotull
              qarkut vuri të fluturonin një bletë dhe një flutur krahëshkruar.
                Kur u kthye nëna dhe babai nga puna, Blerta e kishte mbaruar vizatimin.
                Sa pa pikturën e saj, babai pyeti:

                − Çfarë ke vizatuar kështu, se nuk po e kuptoj?
                − Kam vizatuar kokën time, − tha Blerta.
                − Ashtu? – u habitën prindërit.
                − Po ku i ke sytë, gojën, hundën, veshët? – e pyeti e ëma.
                − Po vetullat, po... – e pyeti i ati.
                − Të gjitha i kam vizatuar, nuk i shikoni?
                      − Po flutura dhe bleta çfarë duan këtu?

                                 Blerta u shkri së qeshuri dhe u tha:
                                                           − Shikojini mirë dhe do ta kuptoni se
                                                             kam vizatuar kokën time. Aq më
                                                              shumë ti babi që je edhe piktor dhe
                                                                i bën njerëzit si shkëmbinj. Unë
                                                                njerëzit i bëj me fantazi.
                                                                   − Po ti nuk je as qershi, as bletë,
                                                                 as...
                                                                      − Që të bindeni se kam

                                                                      vizatuar kokën time, pyesni
                                                                         gjyshen, − u tha Blerta.
                                                                            Babai thirri gjyshen dhe
                                                                        ajo erdhi në çast. Ai e pyeti:
                                                                         − Çfarë ka vizatuar Blerta
                                                                         në këtë fletë?
                                                                            − Kokën e saj, − iu përgjigj




         16
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21