Page 12 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 12

Lexojmë





                                KTHIM NGA PUSHIMET


                Po kthehem nga pushimet. Isha në një kamp veror në Alpe, ku kalova
             ditë të paharruara. Atje mësova plot gjëra dhe bëra shumë miq. Do të doja
             që këto ditë të mos kishin mbarim, por ja që koha kaloi shumë shpejt.

                Kur mbërrita në stacionin e autobusit, pashë prindërit që po më prisnin.
             Iu hodha në krahë mamit dhe babit, duke i përqafuar me mall. Ata më
             thanë se isha rritur shumë. Mami ishte përlotur, kurse babi më buzëqeshte
             pareshtur.

                Fillova t’u tregoja për të gjitha ngjarjet që kishin ndodhur në kampin veror.

                Atë ditë isha vërtet fjalëshumë. Prindërit më dëgjonin dhe qeshnin. Nuk u
             besohej që ia kisha kaluar aq mirë.

                Mami, e merakosur për shëndetin tim, m’u afrua duke më thënë:
             − Klesti, sikur qenke dobësuar pak!

                Unë buzëqesha dhe i shpjegova:

                − Kam bërë gjimnastikë, jam larë në pishinë dhe kam mësuar shumë lojëra.

                Kur flisja, mami nuk m’i ndante sytë. Në një çast, teksa më përkëdhelte,
                       ajo pa krahun tim të djathtë pak të gërvishtur dhe menjëherë më
                                        pyeti e alarmuar: − Po kjo, ç’është?









































         12
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17