Page 13 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 13
Lexojmë
− Plagë beteje mami! – iu përgjigja i qetë. – Në pushime ka edhe beteja
të vogla që duhen përba lluar. Unë fitova një garë, një trofe dhe këtë plagë.
Ishte një lojë dhe një garë e jashtëzakonshme. Dhjetë djem morën pjesë
në garën e 100-metërshit. Siç ju thashë, këtë garë e fitoi djali juaj, por jo pa
mundime. Një rrëshqitje gjatë garës më la këtë shenjë në krah, që t’i mbaj
mend këto pushime sa herë të laj krahët që tashmë janë bërë me muskuj të
fortë.
Prindërit qeshën me këtë fjalim timin.
− U rrit djali, grua! – i foli babi. – Nuk është më fëmijë i vogël që duhet ta
mbajmë për dore.
Pas pak, kur u duk se na kishin mbaruar fjalët, shkova në dhomën time
për të vënë pak rregull.
Kisha një arsye. Doja t’i gjeja vendin trofeut të fituar. Të nesërmen do t’ua
tregoja shokëve të pallatit.
Mimoza Çano
Fjalë të reja
LEXOJ DHE KUPTOJ
Ku i ka kaluar Klesti pushimet verore? kamp veror − vend pushimi për stinën
Si u ndie ai gjatë këtyre pushimeve? e verës, larg qendrave të banuara,
Kush e pret në stacionin e autobusit? zakonisht në çadra.
Për çfarë bisedoi Klesti me prindërit sapo i alarmuar – i shqetësuar.
u takuan? trofe – sendi që dëshmon
për një fitore ose për një
Çfarë e shqetëson mamin e Klestit gjatë
sukses të rëndësishëm.
kohës që ai tregon se si ka kaluar në
kampin veror?
Si e mbyll Klesti ditën e kthimit nga
pushimet?
REFLEKTOJ
Babai i Klestit shprehet: “U rrit djali, grua!”. Si i kupton këto fjalë?
Do të kishe qejf të shkoje edhe ti në një kamp veror? Pse?
SHKRUAJ
Vizato trofeun që fitoi Klesti.
13