Page 14 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 14

Njohuri për gjuhën



                                   TEKSTI DHE FJALIA


                 Kujtoj


               Fjalia është një bashkim fjalësh që lidhen nga kuptimi.


















                 Është mëngjes.            Maçoku ka uri.     Gjyshi përgatit një përshesh me
                                                                         qumësht për maçokun.





             MBAJ MEND
               Fjalët nën çdo figurë formojnë fjali. Të gjitha këto fjali lidhen nga kuptimi

               me njëra-tjetrën. Ato formojnë një tekst.



              1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1  Sa fjali ka pjesa e mëposhtme? A formojnë tekst ato? Pse?

             Kuzhina ishte e vogël dhe e mbushur plot me orendi, sa s’kishe ku të vije
             rrotull. Në mes ishte një tryezë e vjetër druri dhe disa karrige rreth e qark.
             Ivi u ul buzë njërës prej tyre, duke hedhur sytë përqark. Ishte hera e parë
             që ndodhej në shtëpinë e shokut.


              2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2  Përgjigju pyetjeve të mëposhtme për secilin rast.

               Gjyshi im rrit bletë. Me to  prodhon
               mjaltë. Kjo është puna e tij. E ka
               filluar si lojë, por tani i është kthyer
               në pasion. Çdo ditë ai punon te                      A janë të sakta këto fjali?
               kosheret e bletëve. Edhe ne kemi
               dëshirë ta ndjekim pasionin e tij, ndaj              A lidhen për nga kuptimi?
               e shoqërojmë shpesh te vendi i punës.
                                                                    A formojnë një tekst?
               Ka punuar shumë që t’ia arrinte
               kësaj dite. Tani ka dalë për të takuar               Çfarë nuk shkon?
               një mikeshë. Motra ime ka blerë një
               makinë të re. Ajo ka një ngjyrë të kuqe
               shumë të bukur.



         14
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19