Page 19 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 19

Njohuri për gjuhën



             1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1   Ngjyros me ngjyra të ndryshme paragrafët e tekstit të mëposhtëm. Shkruaj
                përbri sa fjali ka secili prej tyre.


               Alba i kaloi pushimet te gjyshja në fshat. Asaj i pëlqen shumë fshati i
            prindërve, ndaj shkon shpesh atje, sa herë ka pushime.

               Një ditë ajo shkroi një letër për shoqen e saj të klasës, Lizën. Në letër i
            tregoi se si e kalonte ditën në fshat. I tregoi për lojërat dhe shokët e saj
            atje.

               Letrën e nisi menjëherë me postë. Për disa ditë, priti me padurim
            përgjigjen e Lizës. Pas shtatë ditësh, ajo mori një letër nga Liza. Alba e hapi
            menjëherë letrën dhe e lexoi gjithë padurim.


             2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2   Rendit sipas radhës paragrafët e tekstit të mëposhtëm (nga 1-3).

                   Estela i thotë se është fare e thjeshtë. Shkon te skedari me skeda.

            Zgjedh një skedë, në të cilën jepen të dhëna për librin që duam. Pastaj
            plotëson fletëkërkesën dhe e dorëzon.
                   Në fund pret pak sa të dalë libri dhe largohet.

                   Estela shkon shpesh në bibliotekë. Jera, shoqja e saj, i lutet t’i shpjegojë
            si vepron ajo për të marrë një libër.


             3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3  Gjej sa paragrafë ka tregimi “Kthim nga pushimet”.


             4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4  Ndaji dy tekstet e bashkuara nga njëri-tjetri. Shëno numrin e paragrafëve
                të secilit tekst.

            Arlindi sapo u kthye nga stërvitja. Ajla dhe Toni po niseshin për në parkun
            e lojërave. Motra e mërzitur i lutej: − Më prit, më prit!

            Vëllai që nuk duroi më, u nis duke i thënë: − Të pres poshtë! !

            − Ja, sa të shoh edhe këtë pjesë.

            − Ulu në divan. Qetësohu! Vendose termometrin.

            Ai mbante dorën në ballë.
            − Çfarë ke Arlind?

            Toni që nuk kishte durim, nisi të flasë me zë të lartë.

            − Më dhemb koka. Duhet të kem edhe pak temperaturë.

            Ajla po shikonte diçka në televizor dhe i tha të vëllait që ta priste pak.

            − Është fundi i emisionit.



                                                                                                             19
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24