Page 20 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 20

Lexojmë





                                              NXËNËSJA E RE
                             Oborri i shkollës gumëzhin nga bisedat e fëmijëve.

                             Martina shkon drejt një vajze: – Ti je nxënësja e re? – e pyet ajo.
                             – Po, më quajnë Susila... Jam si në ajër, e ke parasysh.
                           – Klasa është në fund të korridorit. Mësuesja është e mirë. Ke për
                     ta parë... Më ndiq. Të orientoj unë.ta pa
                – Kjo është Susila, – thotë Martina, duke hyrë në klasë me nxënësen e re.
             Në klasë krijohet një atmosferë feste. Mezi e kishin pritur. Para disa ditësh,
             mësuesja i kishte njoftuar për ardhjen e saj.
                                                                                               Fjalë të reja
                – Susila, këta janë shokët e tu të rinj: Martina, Stefania,
             Fransuaja, Lorenca... e gjithë klasa, – thotë mësuesja.                    jam si në ajër – jam i

                – A mund të ulet me mua Susila?                                         shpërqendruar.
                – Po, por duhet t’i shpjegosh pak jetën në klasë...                     të orientoj unë
                                                                                        – ta tregoj unë se
             Tani, zini vend. Do të fillojmë me zbulimin tonë të botës.
                                                                                        ku ndodhet.
             Kush e di se ku bie India?
                – India ndodhet në Azi, mësuese.
                – Do të na e tregosh në glob?
                – Po, patjetër, ndodhet

             këtu.
                – A është larg India?
                – pyet Martina.
                – Sigurisht! Duhet të
             marrësh avion për të
             shkuar atje.


                            M. Marlier dhe
                                 Zh. Delahej


               LEXOJ DHE KUPTOJ
                 Si quhet nxënësja e re?
                 Kush e shoqëroi Susilën në klasë?
                 Si e presin shokët dhe shoqet atë?
                 Për çfarë diskutuan mësuesja dhe nxënësit në klasë?



               REFLEKTOJ
                Po në klasën tuaj ka ardhur ndonjë nxënës/nxënëse e re? Si e keni pritur atë?
                                                                                    VEPRIMTARI
                SHKRUAJ
                Shiko globin dhe shkruaj emrat e dhjetë vendeve.                 Luani pjesën në role.




         20
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25