Page 21 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 21
NDARJA E FJALËVE Njohuri për gjuhën
NË FUND TË RRESHTIT
Kujtoj
Fjalët në fund të rreshtit ndahen sipas rrokjeve: de-gët, ma-mi, li-bri ose lib-ri,
fleto-re ose fle-tore.
Nuk ndahen asnjëherë:
bashkëtingëlloret dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh: ba-llë dhe jo bal-lë;
fjalët njërrokëshe: breg, shteg, kap, hap.
Nuk lihet asnjëherë një shkronjë e vetme në fund të rreshtit: m-ali, v-ala.
Një shenjë pikësimi nuk mund të kalojë në rreshtin tjetër.
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Në fjalët e mëposhtme, ngjyros fjalët që ndahen në fund të rreshtit. Ndaji
ato në disa mënyra, kur është e mundur.
punëtore fotografi
akullore film
çadër televizori
laps shtëpi
2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 Shëno me fjalët e ndara gabim. Shpjego gabimin. Ndaji ato si duhet.
E-ri ban-onte në perifer-i të qyte-tit. Shtë-pia e ti-j is-hte e mad-he dhe
me o-borr. Sho-ku i tij v-inte ç-do pas-dite për të lu-ajtur me të. Eri s-apo e
s-hikonte, vra-ponte drejt tij. A-i e pris-te çd-o ditë me gë-zim sho-kun e tij.
Ata lu-anin dhe bisedo-nin së ba-shku gjit-hë gëz-im.
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Në tekstin e mëposhtëm nënvizo fjalët që janë
me më shumë se një rrokje. Si mund të
ndahen ato në fund të rreshtit?
Gjyshe Marta shikonte me kënaqësi
lojën e dy vajzave. Vala ishte më e
shkathët. Në dhomën ku luanin Vala
e Mira kishte shumë orendi: krevate,
tavolina, lodra, libra. Kishte edhe një
album me fotografi. Në album ishin
edhe fotografitë e vajzave kur kishin
qenë më të vogla.
21