Page 25 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 25

Lexojmë

               Pasi mori frymë thellë, e hapi librin dhe pa fjalët që ishin shkruar nëpër
            faqe. Lexoi disa fjalë e pastaj disa të tjera. I erdhi çudi se si figurat filluan
            të formoheshin në mendjen e tij, njëlloj si në lojërat në kompjuter.

               Lexoi atë libër, e pastaj një tjetër e një tjetër. Lexoi histori për lepujt,
            fluturat dhe arinjtë.

               Pas ca kohësh e sollën kompjuterin e riparuar. Djali u gëzua, por tani e
            ndante kohën mes mikut të vjetër dhe miqve të rinj.

                                                                                          sipas S. Kosgrov
              LEXOJ DHE KUPTOJ
                                                                                       Fjalë të reja
               Djalit i pëlqen shumë të luajë:
                lojëra në kompjuter;     futboll.
                                                                                tornado – një erë e fortë
               Ai luante në kompjuter:                                          dhe e rrezikshme, që mund
                një orë në ditë;    aq kohë sa dëshironte.                      të shkatërrojë ndërtesa.
               Një ditë vuri re se i ishte zhdukur:                             turivarur – me pamje që
                kompjuteri;     topi i futbollit.                               shpreh pakënaqësi.
               Prindërit:                                                       i riparuar – i ndrequr.
                e kishin çuar kompjuterin për ta rregulluar;     e kishin fshehur kompjuterin.
               Djali:    u gëzua;    u mërzit.
               Ai filloi:
                të lexojë libra;    të qajë për mungesën e kompjuterit.
               Kur kompjuteri u riparua, djali:
                ndante kohën midis librave dhe kompjuterit;       luante përsëri gjithë kohën në kompjuter.



             REFLEKTOJ
               Çfarë mendon kur lexon fjalitë e mëposhtme?
                 Ishte aq i përqendruar në lojë, sa nuk e vinte re nëse dita ishte me diell. Nuk do ta vinte
                  re as nëse një tornado do t’ia merrte shtëpinë me vete.


            SHKRUAJ
                Shkruaj emrat e tri lojërave që të pëlqejnë t’i luash në kompjuter.
                Shkruaj titujt e pesë librave që ke lexuar.

























                                                                                                            25
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30