Page 31 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 31

THESI MAGJIK                                      Lexojmë

               Simoni kishte ditëlindjen dhe teto Eliana i dhuroi vogëlushit një thes të

            vogël ngjyrë gështenjë.

               – Është një thes magjik! – i tha teto Eliana, kur lexoi  zhgënjimin në
            fytyrën e djalit. – Është i vogël nga jashtë, por i madh nga brenda. Mund
            të futësh gjithçka që ke dëshirë të marrësh nga bota e librave që lexon.
               Fëmija s’u duk fort i bindur, por e falënderoi teton dhe e vendosi thesin

            magjik me dhuratat e tjera.

                                                  bër, u rehatua në kolltuk dhe nisi të lexonte.
               Më vonë Simoni mori një libër, u rehatua në kolltuk dhe nisi të lexonte.
                                                  deti dhe kaq tërheqëse sa, befas, vogëlushi u
            Ishte një histori me aventura deti dhe kaq tërheqëse sa, befas, vogëlushi u
            gjend në një anije pirate.

               Dëgjonte britmat e pulëbardhave, stërkalat e
                                                 bardhave, stërkalat e
            dallgëve i lagnin lëkurën.

               Simoni s’po e kuptonte si ndodhi, por ndjeu
                                                 ndodhi, por ndjeu
            se kishte në dorë thesin që i dhuroi tetoja.
                                                 dhuroi tetoja.
               Të ishte vërtet magjik?

                                                mocione, vogëlushi
               Menjëherë, i mbytur në emocione, vogëlushi
            u fsheh pas një fuçie plot me ujë për të mos u
                                                 e ujë për të mos u
            pikasur nga njëri prej piratëve. e.
               Pastaj u fut në një  baxhë të hapur dhe u ë të  hapur  dhe u
            gjend në hambarin e anijes.

               Këtu ishte një arkë e madhe plot thesare. Pa e
                                                  e plot thesare. Pa e
            menduar gjatë, Simoni hapi thesin dhe futi brenda thesin dhe futi brenda
            tërë arkën.
                                                 në kolltukun e tij. Vogëlushi vështroi brenda
               Menjëherë u gjend sërish në kolltukun e tij. Vogëlushi vështroi brenda
                                                  hte aty. Thesi i historive të teto Elianës ishte
            në thes dhe zbuloi se arka ishte aty. Thesi i historive të teto Elianës ishte
            vërtet magjik!
                                                                                        Fjalë të reja
             LEXOJ DHE KUPTOJ
               Çfarë i dhuroi teto Eliana për ditëlindje Simonit?                thes magjik – thes që ka
                                                                                 veti çudibërëse.
               Ç’kishte të veçantë dhurata e saj?
                                                                                 zhgënjim  – diçka që nuk
               A u gëzua Simoni për këtë dhuratë? Si reagoi ai? Pse?
                                                                                 del ashtu siç e pret.
               Çfarë ndodhi më pas?
                                                                                 baxhë –  dritare e vogël në
               Përse i vlejti kjo dhuratë Simonit?                               tavan.
                                                                                 hambar – vendi ku
            REFLEKTOJ
                                                                                 mbahet drithi ose mielli.
                Po ti, ke marrë ndonjë dhuratë magjike? Si ishte ajo?
                                                                                                             31
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36