Page 36 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 36
Njohuri për gjuhën
ZHVENDOSJA E FJALËVE NË FJALI
Kujtoj
Ne mund t’ua ndryshojmë vendin disa fjalëve ose grupeve të fjalëve në fjali pa e
prishur kuptimin e saj.
Lexo fjalitë. Dallo ndryshimin.
Nesër Erla do të shkojë në kinema me mamin.
Erla do të shkojë nesër në kinema me mamin.
Me mamin Erla do të shkojë nesër në kinema.
Në kinema Erla do të shkojë nesër me mamin.
Në kinema do të shkojë Erla me mamin nesër.
MBAJ MEND
Ka fjalë e grupe fjalësh që, po t’ua ndryshosh vendin, nuk ia prishin
kuptimin fjalisë. Këto quhen grupe fjalësh të lëvizshme.
Ndryshojmë vendet e fjalëve dhe të grupeve të fjalëve të fjalisë:
Fëmijët i pyesin prindërit për problemet e tyre.
Kemi:
Prindërit i pyesin fëmijët për problemet e tyre.
Çfarë vëren?
MBAJ MEND
Ka fjalë e grupe fjalësh që, po t’ua ndryshosh vendin, ia prishin kuptimin
fjalisë. Këto quhen grupe fjalësh të qëndrueshme.
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Shkruaj fjali me grupet e fjalëve në etiketa. Provo t’u ndryshosh vendet grupeve
të fjalëve.
para disa ditësh një shoqe e re në klasën tonë erdhi
Anën shoqet e klasës shumë e duan
shumë shokë Ana në klasë ka
36