Page 34 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 34
Lexojmë
QYTETI I MEKANOPOLIT
Ishte ora nëntë e mbrëmjes në Mekanopoli, qyteti ku gjithçka
është automatike dhe ku të gjithë në mbrëmje e kanë gishtin
tregues të mpirë.
Pierinoja ciku lehtë një buton të telekomandës dhe
shtrati automatik u hap duke zbritur nga muri me një
gërvimë të lehtë. Pierinoja u zgjat mbi dyshek dhe, ndërsa
elektrokuverta e mbuloi, pyeti mamin:
− Përse shërbejnë duart?
− Për të shtypur butona, sigurisht që nuk janë për të
marrë gjëra, atë punë e bëjnë krahët e robotit.
− Po këmbët, mos vallë shërbejnë për të ecur?
− Sa naiv që je! Këmbët duhen për të shkelur pedalet
e automobilave.
− Po truri, ky të paktën shërben për diçka?
− Sigurisht, e kemi rezervë, në rast se prishet truri
elektronik që duhet të mendojë për ne. Por, tani fli...
dhe mëso mirë.
Në Mekanopoli, në fakt, nuk është e nevojshme
të studiosh sepse, gjatë gjumit, një përsëritës të
lexon mësimet dhe të nesërmen çdo nxënës i di
përmendësh.
Në orën shtatë, tring tring... Pierinoja
u zgjua dhe, nga shtrati, u zhvendos në
karrigen e telekomanduar.
Karrigia rrëshqiti drejt banjës, ku
e lanë duart mekanike. Fill pas
kësaj hyri në veprim tharësi me
ajër të ngrohtë. Pastaj rrëshqiti
në kuzhinë ku gojë-ushqyesja i
shërbeu mëngjesin, duke i futur në
gojë herë një gllënjkë kakao me
qumësht, herë një kafshatë brioshi.
M. Arxhili
34