Page 43 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 43
Lexojmë
Tomit i zunë sytë një lëndinë midis dy shkurreve, por ata vendosën të
shkojnë më tutje, rrëzë një shkëmbi të vogël. − Tani mbyllni sytë sa të shtroj
gjërat, − tha Pipi.
Tomi dhe Anika mbyllën fort sytë dhe dëgjuan Pipin që hapte shportën.
− Një, dy... nëntëdhjetë, tani mund të shihni, − tha më në fund Pipi. Ata
u hodhën përpjetë nga gëzimi kur panë gjithë ato gjëra të mira që kishte
nxjerrë Pipi.
Fëmijët hëngrën aq shumë, sa mezi lëviznin nga vendi, prandaj u shtrinë
në diell. Më vonë u ngritën dhe filluan të luanin.
Pas kësaj, u nisën për në shtëpi. Tomi
Fjalë të reja
dhe Anika thanë se kishin kaluar një ditë
të mrekullueshme dhe filluan të këndonin piknik − shëtitje e organizuar
një këngë që e kishin mësuar në shkollë. në grup jashtë qytetit për
të pushuar e për të dëfryer
Astrid Lindgren në natyrë, duke marrë edhe
ushqime me vete.
u hodhën përpjetë nga
gëzimi – u gëzuan shumë.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Shëno me përgjigjen e saktë.
Tomi dhe Anika u gëzuan sepse:
Pipi i ftoi në ditëlindjen e saj; Pipi propozoi të shkonin në piknik.
Ata u nisën për në piknik: pasi i morën leje mamit; menjëherë.
Fëmijët ndoqën rrugën përmes: aheve dhe bajameve; gështenjave dhe pishave.
Ata u ulën për të drekuar: në një lëndinë; rrëzë një shkëmbi të vogël.
Ajo ditë ishte e mrekullueshme sepse:
hëngrën gjëra të mira;
shëtitën e luajtën në ajër të pastër;
morën rreze dielli e kënduan;
SHKRUAJ
të gjitha bashkë. Rendit veprimet që kryen
fëmijët atë ditë.
REFLEKTOJ
Po ty, të pëlqen të shkosh në piknik? Trego për një
piknik që ke bërë me shokët ose me familjen.
43