Page 47 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 47

− Faleminderit!                                                            Lexojmë

               Të gjithë sa ishin në dhomë u gjallëruan. Gjergji ishte bërë flakë i kuq.

               Gruaja la tortën në tryezë. Beni i dha Gjergjit një derrkuc qeramike, i cili
            kishte një vrimë lart, dhe i tha:

               − Thyeje edhe për të tjerë, Gjergji.
               Ata u përqafuan fort. Më pas shpërthyen duartrokitjet dhe këngët...

                                                                                          Gaqo Bushaka







               LEXOJ DHE KUPTOJ
                                                                                           Fjalë të reja
               Cila ishte arsyeja që Gjergji doli në emisionin e lajmeve?
               Në shtëpinë e Gjergjit ka festë. Me ç’rast?
                                                                                   qeramike – balte.
               Cilët janë miqtë që erdhën papritur në festë?                       flakë i kuq – shumë i kuq.
               Çfarë i dhuruan ata Gjergjit?
               Çfarë ndodhi pas përqafimit të Benit me Gjergjin?



               REFLEKTOJ
                Ky tregim titullohet “Thyerje në emisionin e lajmeve”, sepse:
                    Gjergji paraqitet pa ftesë në mes të emisionit të lajmeve, duke thyer rregullat e tij;
                    Gjergji thyen në mes të emisionit të lajmeve derrkucin prej qeramike;
                    Beni thyen rregullat e mirësjelljes dhe paraqitet pa ftesë në ditëlindjen e Gjergjit.
                Shpjego me fjalët e tua zgjedhjen që bëre.
                Bashkëbisedoni duke sjellë shembuj të ndihmës që keni dhënë ju, ose të njohurit tuaj,
                për fëmijët në nevojë.



               SHKRUAJ
                  Shkruaj disa fjali, me anë të të cilave të
                 shprehësh se si i kupton fjalët e Benit:
                “Thyeje edhe për të tjerë, Gjergji.”




                                 VEPRIMTARI

                         Ndahuni në grupe dhe bëni një
                          projekt që synon të ndihmojë
                                 fëmijët në nevojë.









                                                                                                            47
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52