Page 42 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 42

Lexojmë





                     PIPI ORGANIZON NJË PIKNIK


                − Sot nuk kemi shkollë, − i tha Tomi Pipit.

                Jashtë dielli shkëlqente në qiellin e ndritur blu. Ishte një nga ato ditë
             të arta vjeshte kur të gjithë kanë qejf të shkojnë në pyll. Pipit i shkrepi një
             mendim.

                − Ç’thoni, a ikim të bëjmë një piknik?

                − Oh, po, − thirrën Tomi me Anikën gjithë gëzim.
                − Shkoni me vrap në shtëpi dhe i thoni nënës, − tha Pipi. – Ndërkohë unë

             do të përgatit ushqimet që do të marrim në piknik.
                Tomi me Anikën e pëlqyen planin. Ata vrapuan në shtëpi dhe pas pak u

             kthyen përsëri. Pipi po i priste te porta me një shkop në njërën dorë dhe me
             një shportë të madhe në tjetrën.
                Në fillim fëmijët ndoqën rrugën e fshatit, pastaj vazhduan rrugën përmes

             aheve dhe bajameve.

                − Sa fushë e bukur, sa fushë e bukur! − thirri Anika me gëzim.
                − Ç’ke në shportë Pipi? – pyeti Anika. – A ke ndonjë gjë të mirë?

                − Në fillim duhet të gjejmë një vend të mirë për t’u ulur.

                Fëmijët filluan të kërkonin një vend të tillë. Anika gjeti një gur të madh
             të sheshtë që iu duk i përshtatshëm, por ai ishte i mbushur me miza dheu
             të kuqe dhe Pipi i tha:

                − Unë nuk dua të ulem me to, se nuk i njoh.

                                        Ata të tre qeshën...





























         42
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47