Page 46 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 46
Lexojmë
THYERJE NË EMISIONIN
E LAJMEVE
Emisionet e lajmeve televizive rrallëherë fillojnë me fëmijët.
Po puna e Gjergjit tonë është ndryshe. Ai doli në emisionin kryesor të
lajmeve...
Për më mirë, shikojeni vetë:
− Mirëmëngjesi, Gjergji!
− Mirëmëngjesi, teta!
Ai theu derrkucin prej qeramike dhe në tryezën e studios u derdhën
monedhat metalike.
− Këto para, ju lutem, jepjani Benit që t’i shërohet këmba.
Për të ndihmuar Benin, para disa ditësh ishte bërë një thirrje në programet
televizive.
Folësja përqafoi Gjergjin.
Ai përshëndeti me dorë dhe u largua.
Vazhduan lajmet.
Për ca kohë edhe në shtëpinë e Gjergjit kjo ngjarje sikur u harrua, por...
... Ai po festonte ditëlindjen.
Në kohën që Gjergji do të shuante dhjetë qirinjtë e ndezur, ra zilja. Në
apartament u fut një grua dhe një djalë pothuajse në moshën e Gjergjit.
Ata mbanin në duar një pako dhe një tortë.
Gruaja, duke ndier hutimin e mik pritësve,
tha:
− Ju nuk më njihni, unë jam
nëna e Benit. Gjergji, me paratë
që na fali, afroi shumë dhurues
të tjerë dhe tani Beni është i
shëruar. Mund të ecë mirë. Ai
erdhi me këmbët e veta për t’i
uruar ditëlindjen mikut të tij,
Gjergjit.
46