Page 50 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 50
Lexojmë
LODRAT E VJETRA
Kur afrohej Viti i Ri, Flori dhe Ina vinin rregull në
dollapin e lodrave. Ata vinin mënjanë lodrat e vjetra
dhe librat që nuk i lexonin më. Pastaj mami fshinte me
kujdes raftet dhe i shkëlqente me një pece të butë. Kur
gjithçka ishte e pastër, fëmijët vendosnin në dollap me
shumë rregull, sendet që u nevojiteshin. Kështu krijohej
pak vend për lodrat e reja dhe librat që do t’ua dhuronin
për Vit të Ri.
– Ja, – thoshte Flori, – nëse pikërisht tani Babagjyshi
i Vitit të Ri po rri e na vështron, sigurisht që do të jetë i
kënaqur nga ne.
Një vit, Babagjyshi i Vitit të Ri ndaloi të vëzhgonte
pikërisht te familja e tyre. U kënaq shumë që e kishin
rregulluar aq bukur dollapin, por u kënaq edhe më tepër
kur i pa të dy fëmijët, duke rregulluar lodrat e vjetra. Ata
rregullonin rrotat e prishura, u vinin bojë të re pjesëve
prej druri të çngjyrosura, kontrollonin nëse u mungonte
gjë kukullave.
50