Page 52 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 52
Njohuri për gjuhën
FJALITË DËSHIRORE DHE NXITËSE
Po tani, çfarë do të bëjmë?
Ah sikur të ishte kohë
e bukur!
Bie shi. Eja të vizatojmë së bashku.
MBAJ MEND
Fjalitë që shprehin një dëshirë, një urim a një mallkim, janë FJALI
DËSHIRORE.
Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikëçuditje (!).
Ah sikur të ishte kohë e bukur!
U bëfsh 100 vjeç!
Mos dalsh për dy ditë nga shtëpia!
Fjalitë që shprehin një këshillë, një lutje, një ftesë, një propozim, janë FJALI
NXITËSE. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikë (.).
Mos qëndro shumë para televizorit.
Të lutem eja me mua.
Eja të vizatojmë së bashku.
Mendoj që nesër të shkojmë në det.
1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 Shëno te D për fjalitë dëshirore dhe te N për fjalitë nxitëse.
D N Kujdes!
Fjalitë dëftore,
- Eja të dalim.
pyetëse, dëshirore
- Ah sikur të luaja! dhe nxitëse, kur
shprehin habi,
- Rrofsh mami! kënaqësi, keqardhje
dhe zemërim
- Të lutem mos u vono. mbarojnë me
pikëçuditje (!).
- Ju presim të na vini.
52