Page 51 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 51
Lexojmë
Kur i përfunduan së rregulluari, ato dukeshin tamam si të reja. Atëherë
Babagjyshi i Vitit të Ri i ngarkoi në thesin e tij të lodrave dhe, bashkë me
lodrat e reja, shtoi edhe ato që kishte rregulluar Flori me Inën për t’ua
shpërndarë fëmijëve nëpër botë.
Lodrat e Florit dhe të Inës ua shtonin gëzimin fëmijëve që
kishin moshën e tyre.
− Ju lumtë, fëmijë! Nuk e dija që kisha ndihmës kaq të
mirë.
Babagjyshi i Vitit të Ri ishte shumë i kënaqur.
K. Xhekson
VEPRIMTARI
Sillni të gjithë nga një lodër që nuk
e përdorni më. Grumbullojini ato dhe me
ndihmën e mësueses, dërgojini në qendrat
sociale. Kështu do të lumturoni edhe shumë
fëmijë të tjerë.
LEXOJ DHE KUPTOJ
Rendit fjalitë përmbledhëse sipas radhës së kryerjes së veprimeve
në tekst, duke vendosur numrat nga 1 në 5.
Ina dhe Flori, në prag të Vitit të Ri, vendosnin rregull në dollapin e
lodrave.
Lodrat dukeshin tamam si të reja.
Babagjyshi i Viti të Ri i mori lodrat e rregulluara për t’ua
shpërndarë fëmijëve të tjerë.
Ata rregullonin lodrat e vjetra.
Babagjyshi i Viti të Ri u kënaq shumë nga ndihma që i dhanë Ina
dhe Flori.
Trego pjesën, duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse të
mësipërme.
REFLEKTOJ
Si të duket veprimi i dy fëmijëve?
Si e kupton fjalinë e Babagjyshit: “Nuk e dija që kisha ndihmës kaq
të mirë”?
Po ti, këmben lodra apo libra me shokët apo të afërmit e tu? Na trego.
51