Page 49 - gjuha shqipe 3 per shtyp.pdf
P. 49
Lulet hapën fletët ngjyra-ngjyra. Njohuri për gjuhën
Lepurushët ndalën vrapin dhe mbajtën vesh.
3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 3 Lidh pyetjen me përgjigjen e duhur.
Të pëlqejnë çokollatat? Jo, mamaja ime punon mësuese.
Ishe sot në shkollë? Jo, unë jam në klasën e tretë.
Mjeke e ke mamanë? Po, më pëlqejnë shumë çokollatat.
Kur u ktheve nga pushimet? Po, isha.
Në klasën e dytë je ti? Dje pasdite, në orën 5.
4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 Duke u nisur nga fjalia e mëposhtme, bëj pyetje që të fillojnë me fjalët:
kur, ku, kush, me kë.
Në pushimin e madh Jehona po luante në oborr me Elizën.me Elizën.
Kur po luante Jehona në oborr me Elizën?
Ku
Kush
Me kë
5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 5 Fjalitë e mëposhtme kanë të njëjtat fjalë. Ku ndryshojnë ato? Lexojini, duke
përdorur intonacionin e duhur.
Erdhi Ina nga pushimet. Erdhi Ina nga pushimet?
Hyri mësuesja në klasë. Hyri mësuesja në klasë?
6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 Shkruaj tri fjali dëftore dhe më pas ktheji në pyetëse.
7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 Formo fjali pyetëse që fillojnë me fjalët: cili, ku, si, çfarë, kur. Shkruaj përgjigjet
për pyetjet e formuara.
8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 Rishkruaje pjesën, duke vendosur aty ku duhet shkronjën e madhe dhe shenjat
e pikësimit.
mësuesja hyri në klasë nxënësit e përshëndetën ajo pyeti se cili e kishte
zgjidhur ushtrimin e vështirë pse nuk përgjigjet asnjëri a e keni zgjidhur
ushtrimin e vështirë të gjithë kishin dyshime vetëm Klesti u çua.
49