Page 124 - Ligji për tregtarët dhe shoqëritë tregtare - teksti me shpjegime
P. 124

elektronike, deri në atë masë që ky përdorim të jetë proporcional me arritjen e këtyre
            qëllimeve.
                 5.  Ortakët  kanë  të  drejtën,  që  u  njihet  nga  ky  ligj  apo  statuti,  për  të  marrë
            unanimisht çdo vendim, me kusht që kjo marrëveshje të bëhet me shkrim.

            Komente:

            1.    Në  tekstin  e  mëparshëm  të  nenit  88  të  ligjit  nr.9901,  me  përjashtim  të  rasteve  kur
            parashikohet ndryshe në Statut, çdo kuotë jep të drejtën e një vote. Sipas kësaj dispozite, nëse
            Statuti  nuk  parashikon  një  rregull  të  ndryshëm,  në  Asamblenë  e  Përgjithshme  çdo  ortak
            ushtron të njëjtat vota, pavarësisht nga vlera e kontributit të dhënë.
                 Në bazë të kërkesave të grupeve të interesit, u gjykua e arsyeshme të parashikohej që në
            Asamblenë  e  shoqërive  me  përgjegjësi  të  kufizuar  të  drejtat  e  votës  të  ushtrohen  në
            proporcion  me  kontributin  e  dhënë  nga  ortaku,  me  përjashtim  të  rasteve  kur  parashikohet
            ndryshe në statut.

            2.    Dispozitat për Asamblenë e Përgjithshme marrin në konsideratë Direktivën e fundit të
            BE-së 2007/36/KE, që parashikon rritje të të drejtave të zotëruesve të kuotave kur mbledhin
            dhe zhvillojnë mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme në shoqëritë e regjistruara në bursë.
            Megjithatë, ligjvënësit shqiptarë me të drejtë e bënë të vlefshme rëndësinë e përgjithshme të
            këtij  standardi  për  mbrojtjen  e  pakicës  dhe  njohjen  ligjore  të  saj,  si  dhe  përkufizimin  e
            metodave të komunikimit elektronik për këtë kontekst edhe në Asambletë e Përgjithshme të
            SHPK-ve dhe të SHA-ve.

                                           Neni 89
                                  Përjashtimi nga e drejta e votës
                 1. Ortaku nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës nëse asambleja e përgjithshme
            merr vendim për:
                 a) vlerësimin e veprimtarisë së tij;
                 b) shuarjen e ndonjë detyrimi në ngarkim të tij;
                 c) ngritjen e një padie ndaj tij nga shoqëria;
                 ç) dhënien ose jo të përfitimeve të reja.
                 2.  Kur  ortaku  përfaqësohet  nga  një  përfaqësues  i  autorizuar,  i  autorizuari
            vlerësohet të jetë në të njëjtin konflikt interesi, ashtu si dhe ortaku, të cilin përfaqëson.

            Komente:

            1.    Gjithashtu, klauzola për konfliktin e interesit e nenit 89 zbatohet për ortakun kontrollues
            në situatën mëmë-filial (neni 207): atij nuk i lejohet të votojë nëse Asambleja e Përgjithshme
            vendos ta mbajë sjelljen e tij nën kontroll. Kjo është e detyrueshme kur: performanca e tij nuk
            është e pranueshme; çlirohet nga çdo detyrim; votohen paditë e shoqërisë ndaj tij; ose atij i

                                                                             123
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129