Page 21 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 21

nuk e përsërit istiadhen përsëri. Ndërsa nëse ndërprerja është me diçka jashtë
               leximit si psh; kthimin e selamit apo thënia “jerhamukAllah” atij që teshtin ..etj si
               këto atëherë e përsërit istiadhen kur i kthehet leximit.

                                                               ِ
                                              ِ
                                                                         ِ
                                                                     ِ
                                           ِ
               2-Besmeleja: Thënia...    ميحرلٱ ِ ن       ـحْرلٱ  ه للَّا مسب
                                                        ْ ه
                                                ه
                                                                      ْ

               Gjykimi i saj:

                 1.     Në fillim të sureve është obligim, përveç sures Teube. Në fillim të sures
                        Teube ska Besmele me pajtimin e të gjithë dijetarëve.

                 2.     Në mes të sureve lexuesi është i lirë në thënien e Besmelesë.
                        Shpjegim: Nëse ajeti fillon me emrat e Allahut të Madhëruar, ose përemër i
                        Tij, apo përmendja e Pejgamberit-salAllahu alejhi ue selem-, cilësitë e
                        banorëve të Xhenetit, besimtarëve,,etj duhet të thuhet Besmeleja. Shtohet
                        rëndësia e shqiptimit të saj nëse lexuesi i lexon të ngjitura istiadhen me
                        fillimin e leximit.

               Përse nuk e lexojmë besmelenë në fillim të sures Teube?.

               Dijetarët për këtë kanë dy mendime.

                 1.  Sepse ajo ka zbritur me gjuhë të ashpër dhe qortim të madh për jobesimtarët
                     dhe munafikët, duke u treguar fundin dhe dënimin e tyre nëse vazhdojnë në atë
                     rrugë. Allahu i Madhëruar u thotë në fillim të sures që Ai dhe i Dërguari i Tij-
                     salAllahu alejhi ue selem- kanë hequr dorë prej tyre, dhe Besmeleja do të thotë
                     mëshirë e kjo nuk është e përshtatshme me, mendjemadhësinë dhe arrogancën
                     e tyre.

                 2.   Disa të tjerë thonë sepse surja Enfal dhe Teube janë një sure. Dhe argumenti i
                     saj është mos’shkrimi i Besmeles në fillim të sures dhe se Pejgamberi salAllahu
                     alejhi ue selem nuk e kuptonte mbarimin e një sureje dhe fillimin e sures tjetër
                     vetëm se me zbritjen e Besmelesë.








                                                             21
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26