Page 18 - Mësimet e Texhuidit (Flutura Gurra)
P. 18
•Lahni Khafij (Gabimi i fshehtë)
Llojet e lahnit khafij
• Së pari: Lahni Khafij i vështirë në dukje
Këtë lloj gabimi e kuptojnë recituesit në përgjithësi, si psh: shkurtimin e zgjatimit të
domosdoshëm (lazim), ose lënien e gunes tek mimi apo nuni me shedde, e të tjera si
këto nga rregullat e leximit të dukshme.
Gjykimi i lahnit khafij të vështirë në dukje: Mëkaton vepruesi i tillë nëse e neglizhon
dhe nuk i kushton rëndësi sepse siç kemi thënë zbatimi i texhuidit është obligim për
atë që ka mundësi.
• Së dyti: Lahni khafij shumë i fshehtë
Nuk e zbulon veç recituesit e specializuar. Si psh: shtim në tonet e zgjatimit apo
gunes, apo ekzagjerimi i shqiptimit të shkronjave të rënda e të lehta apo
mosplotësimin e zanoreve etj.
Gjykimi i lahnit khafij shumë të fshehtë: Nuk bën mëkat lënësi i saj, porse duhet të
mundohet lexuesi që ti shmanget kësaj, dhe mos mërzitet duke ushtruar dhe
praktikuar derisa të përmirësojë leximin.
•┈┈• ❀ ❀ •┈┈•
18